Connect with us

Pinknews

“Një mashkull i pjekur i kupton sinjalet”/ Dashuri apo urrejtje? Xumi nuk ‘heq dorë’ nga Egli

Raporti mes Xumit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother duket ende i paqartë.

Dhuratat e bëra nga banori, duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Eglit, e cila u shpreh se i dha sinjale që të hiqte dorë, gjë që duket ai nuk po e bën.

Pjesë nga debati:

Xumi: Surpriza e tretë ishte për të treguar që e bëra nga unë.

Egli: Po mirë, ti të treja surprizat me petale lulesh dhe gjëra romantike gjete të bëje?

Xumi: Po si ta bëja?

Egli: Këtë duhet ta gjeje ti. S’kishe pse ta çoje çdo gjë te petalet. Ti e di që petalja e bën romantike gjënë.

Xumi: Atë formën e zemrës doja të tregoja çfarë kam unë.

Egli: Po, e bëre atë. E pe si u përdor atje dhe se në sa siklet më vendosën mua. U munduan të më vënë, se nuk më vë njeri në siklet…

Xumi: Pjesa e llokumeve nuk simbolizon asgjë.

Egli: Ti pse e bëre të tretën pra?

Xumi: Unë të tretën e bëra për të treguar…

Egli: Ma tregove mjaftueshëm dhe unë madje të dhashë një sinjal kur të erdha me pjatën dhe të kam thënë “e ke tepruar, ma ke bërë për borxh”. Një mashkull i pjekur e kupton këtë gjë. Këtu s’jemi vetëm. Jemi edhe 17 të tjerë.

Xumi: Në moment që ndodhi ajo atje jashtë, unë ika dhe të pash që po debatoje fortë me ato, kam thënë “t’ia haj zemrën, edhe kur është me nerva sa e bukur është”. Nuk të ka nënvlerësuar Xumi kurrë.

Egli: Unë nuk e di se çfarë thua ti kur unë nuk jam aty. Unë di ato që ti ke thënë kur unë kam qenë aty.

Advertisement