Lifestyle
Një pëllumb postier, ”i arsimuar” shitet rreth 1,6 milionë… euro?!
Një pëllumb postier, ”i arsimuar” në Belgjikë, u shit në një ankand për një rekord prej 1,6 milionë euro.
Ishte New Kim, një pëllumbeshë dyvjeçare, e cila u ofrua me një çmim fillestar prej vetëm 200 eurosh, raportoi BBC.
Kurt Van de Wouwer, pronari i pëllumbeshës tha se ishte “tronditur” nga çmimi i paguar për të.
New Kim u shit tek një blerës anonim në Kinë, ku garat e pëllumbave janë gjithnjë e më popullore.
New Kim fitoi një seri garash në 2018.
Pëllumbesha aktualisht është ”pensionist” dhe do të përdoret për fertilizim.
Rekordi i mëparshëm i përkiste pëllumbit të quajtur Armando, një pëllumb transportues i shitur vitin e kaluar për 1,25 milionë euro. /os/