Kronike
Një rrogë për kopshtin e fëmijës
Institucionet private parashkollore që pas pandemisë së Covid-19 kanë rritur çmimet, ashtu sikurse kanë pësuar rritje të gjitha shërbimet e tjera të vendit.
Kostot varjojnë sipas qyteteve apo zonave, por zakonisht cmimet nisin nga 170 euro deri në 550 euro.
Për familjet që kanë dy ose më shumë fëmijë në cerdhe private, kostoja është bërë e papërballueshme, ndërkohë që kopshtet shtetërore ende kanë mbikapacitet.
Faktorët që ndikojnë në përcaktimin e cmimeve janë institucionet por edhe kurrikulat pasi në rast se kopështi zotëron metoda si Montessori, filozofi e njohur e prindërimit, kanë kosto më të larta.
Sipas Numbeo mesatarisht një prind shqiptar që ka fëmijën në një cerdhe apo kopësht privat paguan mesatarisht 173euro në muaj,
Rritja e tarifës në Shqipëri ka qenë më e ndjeshme se në vendet e tjera ballkanike. Krahasuar me periudhën para pandemisë, rritja në Shqipëri ka qenë 45%, ndërsa në vendet e tjera me rritje 20%.
Prindërit paguajnë shpenzime të tjera për aktivitetet e kopshtit, në disa raste uniformat si dhe librat, të cilat zakonisht kushtojnë më shumë se tarifa mujore.
Rritja e tarifës së kopshtit shton barrën e prindërve që tashmë kanë probleme me qiranë apo kredinë.
https://www.youtube.com/watch?v=_pWzQzDY2SY