Connect with us

Aktualitet

Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë

Sqarojmë se tërheqja e dokumenteve biometrikë mund të kryhet:
➢ Me paraqitjen fizike të aplikantit ose një pjesëtar të familjes në sportelin e shpërndarjes, e cila kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00. Familjarët duhet të paraqesin një dokument identifikimi (pasaportë, kartë identiteti), certifikatë të gjendjes familjare (e cila mund të gjenerohet elektronikisht nga e-albania) dhe faturën e aplikimit.
➢ Nëpërmjet shërbimit postar. Qytetarët të cilët janë rezidentë brenda dhe jashtë rrethit të Atikës dhe që dëshirojnë dërgimin e dokumenteve biometrikë nëpërmjet shërbimit postar, ditën që paraqiten në Zyrën Konsullore për përfundimin e procesit të aplikimit (marrjen e shënjave të gishtrinjëve, fotografinë, etj.) , plotësojnë një deklaratë me përgjegjësi (υπεύθυνη δήλωση), në bazë të së cilës realizohet dërgesa me postë në adresën e tyre të banimit.
➢ Tërheqja e pasaportave mundësohet edhe nëpërmjet një personi të autorizuar, përmes të një deklarate me përgjegjësi (υπεύθυνη δήλωση) të vulosur në Qendrën e Shërbimit të Qytetarëve (KEP) apo Polici në vendbanimin aktual të aplikantit. Në rast autorizimi, personi i autorizuar duhet të paraqesë një dokument identifikimi të vlefshëm (pasaportë ose kartë ID), deklaratën origjinale (jo fax apo fotokopje) të nënshkruar nga aplikanti dhe nënpunësi i KEP/Polici, certifikatë familjare (për fëmijë nën 16 vjeç, si dhe faturën e aplikimit.
Respektimi i masave mbrojtëse gjatë paraqitjes në sportelet e Ambasadës si përdorimi i maskave dhe distancimi social dhe fizik është detyrim ligjor dhe qytetar. Bashkëatdhetarët tanë janë të lutur të shmangin grumbullimet në orët e para të mëngjesit pasi Zyra e Shpërndarjes ka kapacitet për të shërbyer të gjitha kërkesat brenda orarit zyrtar, 8:00-16:00.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *