Politike
“Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë”/ PL reagon ashpër pas emërimit të Cakes si zv.ministre

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme, duke e cilësuar si dikush që “zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit”.
Zëdhënësja e Presidentit te Partisë se Lirisë, Jasmira Memelli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkuan se Silva Caka ishte larguar nga PL për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, por rezultoi sipas tyre, diçka tjetër.
“Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkruan ajo.
“Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet”. – thuhet më tej
Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit te Partisë se Lirisë
Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.
As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.
Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.
Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

