Connect with us

Kosova

Nuk presim pafund Kosovën/ Rikthehet ‘Open Balkan’, vdes ‘Procesi Berlinit’

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka shprehur shqetësim se nëse Samiti i Berlinit që do të mbahet më 14 tetor dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur” dhe kujtoi se kjo nismë është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

“Ne kemi filluar të punojmë që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë me vendet e tjera, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal pasi nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin” – ka deklaruar Sarrazin duke theksuar se nëse Kosova refuzon të heqë ndalesat e mallrave serbe, mund të përballet me pasoja të rënda, duke përfshirë mundësinë e përjashtimit nga mekanizmat e ardhshëm dhe te kete ndikime negative në integrimin e saj në BE.

“Marrëveshja është në tryezë. Nëse Kosova nuk e shfrytëzon, nuk do të arrijë sukses në gjërat e tjera në atë dhe të tjera tavolina. Isha në Bruksel dhe disa njerëz më thanë se nëse Kosova bllokon CEFTA-n, do të jetë shumë e vështirë që ajo t’i bashkangjitet Planit të Rritjes, qe nenkupton miliona euro, dhe qasjes në tregun e BE-së. E përsëris, duam që Kosova të jetë në tryezë, është ideologji e jona si Gjermani. Por Gjermania nuk mund ta presë Kosovën pa fund” – ka potencuar emisari nga Berlini.

Advertisement