Connect with us

Politike

Nuk u takua me asnjë zyrtarë të Opozitës/ Ja çfarë ka për të thënë Blinken

 Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i është shmangur pyetjes se përse nuk takoi asnjë zyrtarë të Opozitës gjatë vizitës në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Blinken theksoi se sot pati mundësi të takohet me një sërë njerëzish. Ndërkohë që shtoi se kur të kthehet nga darka në Mynih, do të takohet me pjesën tjetër.

“Unë kam pasur një mundësi të takohem me një sërë njerëzish, përveç atyre që takova që i përkasin politikës. Kam pasur mundësinë që të takohem me personalitete të Reformës në Drejtësi. Kur të kthehem nga darka do të kem mundësi të takohem me pjesën tjetër,” tha Blinken.

Advertisement