Kronike
Operacioni anti-drogë, sekuestrohet 2 kg kokainë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/policia-4.jpg)
Një operacion antidrogë është zhvilluar orët e kësaj pasditeje në Tiranë. Operacioni në fjalë është zhvilluar në rrugën, “Mikel Maruli”.
Në pranga kanë rënë dy persona ndërsa raportohet se janë sekuestruar 2 kg kokainë.
Ky operacion mësohet se po vijon ende për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)