Kronike
Operacioni i SPAK, dalin EMRAT e dy të arrestuarve të tjerë…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/11/SSSSSS.jpg)
Një operacion i SPAK, pas zbërthimit të SKY ECC ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve. NTV.AL ka zbardhur emrat e dy të arrestuarve të tjerë. Bëhet fjalë Besmir Mustatin dhe Bujar Germizin. Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Germizi akuzohet për krijim kushtesh për te kryer vrasje.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)