Kronike

Operacioni në Pogradec/ Me 6 emigrantë të paligjshëm në makina, vihen në pranga 4 persona

Në juglindje të vendit vijojnë operacionet e policisë për të ndaluar grupet, të cilat transportojnë emigrantë të paligjshëm që futen në territorin shqiptar.

Uniformat blu të Qarkut Korçë njoftojnë se kanë vënë në pranga 4 persona pasi transportonin ishin duke transportuar 6 shtetas të huaj.

Në Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, është goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve.

L. S., 50 vjeç; R. H., 22 vjeç; A. K., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. Gj., 35 vjeç, banues në Librazhd janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas.

Dy prej të arrestuarve drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version