Politike
Opozita mban protestën kombëtare
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, opozita i mblodhi njerëzit në shesh.
Nga fillimi i bulevardit dëshmorët e kombit, e deri tek kryeministria qytetarët u grumbulluan për të kundërshtuar qeverisjen gati 10 vjeçare të së Edi Ramës.
Thirrjet e tyre, ishin të tilla.
Fjala kryesore por në fund të të gjithë fjalimeve ishte ajo e Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Qeverisjen e Edi Ramës, ai e konsideroi monizëm dhe thirrja ndaj kësaj qeverisjeje ishte kjo:
I ashpër me fjalë u tregua edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ai tha se pashpirtësia e Rilindjes së Ramës, ka arritur deri në pikën që u vjedh bukën edhe jetimëve.
Kësaj proteste nuk i mungoi as zëri i Rudina Hajdarit, vajzës së heroit të demokracisë në vend dhe rrëzimit të komunizmit në vitet 90.
Protesta pati zërat e aktorëve të ndryshëm të shoqërisë, por edhe zërin e një aktori në profesion. Edmond Budina bëri thirrje për të ndaluar shpopullimin e vendit, varfërinë dhe shthurjen e të rinjve.