Connect with us

Bota

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të themeluar për gjetjen e një zgjidhje të konfliktit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Palët nuk do të shënjestrojnë qëllimisht popullatën civile ose objekte joushtarake në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë nga bashkëkryetarët e Grupit të Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Igor Popov nga Rusia, Stephane Visconti nga Franca dhe Andrew Schofer nga SHBA.

Grupi u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit Armeni-Azerbajxhan në Malësinë e Karabakut.

Më herët të premten, bashkëkryetarët u takuan veçmas dhe së bashku me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov dhe ministrin e Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanyan.

Gjithashtu në takime ishte Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së në Detyrë (PRCiO) Andrzej Kasprzyk.

Konsultimet u mbajtën me Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi dhe Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) Peter Maurer.

Bashkëkryetarët përsëritën thirrjet për të zbatuar angazhimet “plotësisht”, duke përfshirë vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi humanitar, nën marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit më 10 tetor në Moskë dhe 17 tetor të riafirmuar me Parisin, si dhe armëpushimin e 25 tetorit në Washington.

Deklarata nënvizoi se “pa paragjykuar zbatimin e armëpushimit ose angazhime të tjera”, palët ranë dakord të ndërmarrin disa hapa urgjente, përfshirë përfshirjen aktive në zbatimin e rimëkëmbjes dhe shkëmbimin e të vrarëve në fushën e betejës, kurse ICRC dhe PRCiO “do të sigurojnë garancitë e nevojshme për lehtësim”.

Më tej gjithashtu thuhet se palët ranë dakord brenda një jave për t’i dorëzuar ICRC dhe PRCiO një listë të “të burgosurve aktualë të luftës” për të siguruar qasje dhe shkëmbim përfundimtar.

“Palët do të japin me shkrim komente dhe pyetje në lidhje me mekanizmat e mundshëm të verifikimit të armëpushimit në përputhje me pikën 2 të deklaratës së përbashkët të 10 tetorit”, shtoi ajo.

OSBE tha se bashkëkryesuesit do të vazhdojnë të punojnë me Bakun dhe Jerevanin “intensivisht” për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit.

 

(AA)

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *