Kosova

Osmani: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin në uzinën e armëve në Gramsh. Osmani ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka komunikuar me homologun e saj Bajram Begaj.

Teksa u uron shërim të shpejtë ushtarëve, presidentja e Kosovës thekson se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version