Pinknews
‘Pafundësia’ e Penelope Cruz mbërrin në Venecia
‘Pafundësia’ me Penelope Cruz, mbërrin në Venecia
Penelope Cruz solli në Festivalin e Filmit në Venecia filmin e saj më të fundit, “The Immensity”, një nga pesë filmat italianë që konkurrojnë për ‘Luanin e Artë’.
“The immensity” shënon rikthimin e shumëpritur të Cruze, një rol i shkruar për të dhe shumë i mirë për t’u refuzuar.
“Kam luajtur shumë role nënash. Gjatë karrierës time kam bërë pesë të tilla. Mesa duket kjo nuk është rastësi. Unë kam një instinkt shumë të fortë amnor” – tha aktoria e njohur
I vendosur në Romën e viteve 1970, në “The Immensity” Cruz në rolin e Klarës, një nënë ‘e mbërthyer’ në një martesë të palumtur për hir të fëmijëve të saj.
Kur vajza e saj e madhe, Adriana, 12 vjeç, refuzon identitetin e saj femëror dhe dëshiron të bëhet djalë, ekuilibri tashmë i brishtë familjar nis të ‘thyhet’.