Connect with us

Aktualitet

PAKETA E KURSIMIT – E hëna pa makina, puna nga shtëpia,

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të transportit, të cilëve qeveria u ka akorduar 500 mln lekë për të mos rritur e biletës  për shkak të rritjes së çmimit të naftës

Kryeministri Edi Rama zbuloi një ndër pika e draftit të papublikuar të qeverisë lidhur me përballimin e krizës, duke thënë se ditët e hëna do të jenë pa makina dhe kjo për të kursyer.

Ai tha se do të ketë edhe ditë kur do të duhet të punojmë nga shtëpia për të kursyer.”Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë, dhe do ta bëjmë. Sot kemi mbledhjen e qeverisë, se do bëjmë ditën e hënë pushim. Pas kësaj do bëjmë një tjetër mbledhje për të bërë ditën e hënë pa makina, por do të vijë gradualisht. Agjencia thotë të dielën pa makina, pra do ta bëjmë dhe ne si ata, për të kursyer, jo për ekologji. Ose flasim për 3 mosvajtje në punë njëlloj si me COVID, por jo më për infeksioni por për krizën”, u shpreh ai.

Këtu protestohet si alienë

“Thelbi në këtë përpjekje tonën është ky, ne nuk mund t’i bëjmë të gjithëve të gjitha ato që do duheshin për të mos ndjerë që këtu ka luftë. Problemi është që lufta me bomba, fatalitete larg qoftë, për ne është në televizor, ama është e kotë dhe kundërproduktive që ne të mos e pranojmë të gjithë së bashku dhe jo të ndahemi shumicë, pakicë, për hir të ca delirantëve, sharlatanëve, njerëzve të paditur dhe të pashpirt që edhe kur dinë duan ta shfrytëzojnë këtë situatë duke yshtur popullin, duke nxitur urrejtje, duke nxitur përçarje, duke nxitur një maskarrallëk të madh që të jemi bashkë të gjithë në fakte se për zgjidhjet është normale që të kemi opinione të ndryshme dhe tek faktet duhet të jemi bashkë. Lufta është reale dhe godet ekonominë. Basti i atij zotnisë në Kremlin është shumë i qartë që nga dita e parë, aftësia për durim mes atyre që ndjekin atë pas dhe opinioneve publike në botën demokratike. Sa, kush do ta ketë aftësinë të durojë më shumë. Ndërkohë që ata janë në sanksione dhe bota demokratike nën presionin e çmimeve që rriten. Nëse fronti i shpërbërjes demokratike shpërbëhet nga valë protestash që mund të ndodhin në afat të caktuar, atëherë basti i tij është në avantazh të tij. Por protesta sa hap e mbyll sytë… dhe mu kujtua sot që kur ne ramë dakord brenda nesh që duhet ta lajmërojmë krizën energjetike dhe unë dola dhe lajmërova krizën energjetike, po këta pas asaj thirrën njerëzit në protestë se do rritej çmimi i energjisë, gjë që unë absolutisht nuk e thashë. Përkundrazi unë në atë fjalim të parë e kam lënë qartësisht mesazhin se do i mbrojmë familjet, biznesin e vogël. Me vrap, s’ka krizë këtu, por ky do të rrisë çmimin e energjisë. Ja ku jemi sot, dhe nuk është puna se unë as shoh fall, as shoh të ardhmen. Është thjesht çështje informimi, analizash, kryqëzimi opinionesh të njerëzve të fushës, me ekipin tim edhe me këshilltarë apo ekspertë të huaj dhe duke dëgjuar kolegë që drejtojnë vende të tjera në Europë, nxjerr njeriu konkluzione, s’ka nevojë të shohë filxhan. Është e paimagjinueshme që dhe një luftë që po godet planetin, ta shfrytëzosh për nxjerrje kunje se kështu është duke futur njerëzit në një rrugë komplet…dhe duke turpëruar vendin. E kuptoj, kaluan 10 ditë, 20, një muaj dhe qeveria nuk jep shenjë, por kur qeveria thotë jemi këtu dhe kemi bërë këtë dhe e tregon me fakte si ka ndihmuar familjet, bizneset e vogla dhe pastaj thotë që brenda javës do kemi skenarët për të përballuar këtë situatë me naftë, të vraposh, të dalësh rrugëve dhe ta bësh Shqipërinë, të vetmin vend ku në mes të kryeqytetit protestohet si alienë, është shumë turp”, deklaroi Rama

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *