Connect with us

Politike

‘Pakoja e Madhe’ – Kush përfiton…

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i vendit, Edi Rama ka publikuar njoftimin në lidhje me shpërblimin prej 8 miliardë lekësh për qytetarët më në nevojë këtë fundvit.

Në njoftimin e tij ai tha se prej “Pakos së Madhe” do të përfitojnë 1 milionë individë ku mes tyre përfshihen pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, nënat kryefamiljare, paraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, etj.

“Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, por edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Advertisement