Kronike
Pamje nga aksidenti i furgonit me nxënës në Bulqizë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/autobus.jpg)
Pamjet që po shikoni vijnë nga Bulqiza. Siç shihet në pamje, furgoni që po transportonte nxënësit e shkollës profesionale për në miniera ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash. Për pasojë u plagosën pesë nxënës, të gjithë nën moshën 18 vjeç.
I dëmtuar në aksident ka mbetur edhe drejtuesi i furgonit, me inicialet Xh.S.. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë fakti që drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)