Bota
Papa Françesku del nga spitali
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/FEPFNORERGIEG.jpg)
Papa Françesku doli nga spitali sot nëntë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies abdominale.Ai doli nga spitali Gemelli i Romës me një karrocë, prej ku përshëndeti pacientët e tjerë dhe gazetarët.“Jam gjallë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve në lidhje me shëndetin e tij.Kryekirurgu Sergio Alfieri, i cili operoi papën më 7 qershor, tha se ai është mirë dhe se do të jetë në gjendje të përballojë udhëtimet e tij.“Do të jetë një papë më i fortë”, tha Alfieri.Për shkak të operacionit dhe shtrimit në spital, papa, 86 vjeç, kishte anuluar të gjitha angazhimet e tij deri më 18 qershor.Ai është planifikuar do të udhëtojë në Portugali dhe Mongoli në gusht.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)