Kosova
Pas falsifikimit, Vuçiç fsheh njohjen e Kosovës/ Deputeti serb skanon lëvizjet e natës…
“Një vit më parë e gjithë bota u befasua me ngjarjet në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, jo si zakonisht, u zhduk atë mëngjes konflikti dhe u shfaq në ekran në mbrëmje i frikësuar, i shqetësuar dhe duke gënjyer publikun, siç e ka zakon” – keshtu ka thene ne nje shkrim autorial ish deputeti Dragan Sormaz, nje ze ndryshe dikur ne rradhet e Partise se presidentit serb, sipas te cilit sulmi terrorist u organizua nga Vucic dhe duhej të paraqitej si një kryengritje popullore, identike me atë qe organizoi Vladimir Putin në Donbass, Abkhazi, Oseti…
“Ishte planifikuar të krijohej një incident sigurie, për shkak të të cilit KFOR/NATO do të hynte mes “kryengritësve serbe” të armatosur dhe policisë së Kosovës për të ndalur një konflikt të mundshëm. Kjo do çonte në ndërprerje të plotë të dialogut dhe në shembje të Marrëveshjes së Brukselit” – ka theksuar Sormaz duke shtuar se gabimi i parë i madh që bëri Vuçiq ishte se më herët ai i detyroi serbët të largohen nga institucionet e Kosovës – gjykatat, prokuroritë, doganat, policia, vetëqeverisja lokale…
Në Serbi u përhapën gënjeshtra, përgjegjësia per gjithcka ndodhi ne Banjske kaloi te Albin Kurti, nisi falsifikimi i hetimit kundër Milan Radoičićit. Por te gjitha cfare ndodhen, i varën Vuçiqit tre gurë në qafë: Serbia dyshohet për sponsorizimin e terrorizmit, Vucic mbron Radoiçiqin nga hetimi në Serbi dhe aktakuza në Prishtinë, dhe e treta raporti i ODHIR qe tregoi qartë vjedhjen e zgjedhjeve te pergjithshme dhe lokale ne Serbi
“Dhe teksa me keto fakte Perëndimi e gjunjëzoi Vuçiçin, filloi edhe ta përdorë atë. Tani as në BE dhe as në SHBA askush nuk e sheh te nevojshme për të rrëzuar atë, sepse te ai kanë një president të shantazhuar, të dobët, i cili përmbush çdo detyrë të dhënë nga te medhenjte…Falë Banjskës, Vuçiç fillon t’i shesë Ukrainës municione artilerie.
Prishtina po vendos sovranitetin në veri, u ndryshuan target, serbët zëvendësuan dokumentet personale, morren pasaportat e Kosovës, po shpronësohen toka për qëllime policore, u hoq perdorimi i dinarit, po mbyllen zyrat e institucioneve serbe, të cilat as që është dashur të jenë aty sipas Marrëveshjes së Brukselit” – ka theksuar ne shkrimin e tij ish deputeti serb duke treguar edhe ate se cafre parashikon ai se do te ndodhe pas pak muajsh
“Pas zgjedhjeve te shkurtit (në të cilat do të marre pjesë edhe lista serbe), shumica e re në Kuvendin e Kosovës do të miratojë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pastaj do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në territorin e Kosovës (dhe në veri) në të cilat do të marrin pjesë serbët dhe dhjetë komuna në të cilat serbët janë shumicë në bazë të marrëveshjes dhe statutit të miratuar, do formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Më pas do të fillojë pranimi i përshpejtuar i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Serbia do ta njohë DE FACTO Republikën e Kosovës. Kjo do të çojë në nënshkrimin e “Marrëveshjes përfundimtare ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe do të na mundësojë anëtarësimin në BE dhe NATO. E gjithë kjo do të ndodhë në vitin 2025”………………….