Bota
“Pasojat janë para syve tanë”! Paralajmërimi: Bota do përballet me…
Nëse liderët nuk bëjnë zgjedhjet e duhura për t’u rikuperuar nga pandemia për të shmangur thellimin e problemeve mjedisore dhe pabarazitë sociale, bota përballet me një të ardhme të zymtë nga kriza në krizë, duke përmbysur arritjet e bëra në dekadat e fundit në shëndetësi, arsim, liri sociale dhe luftimin e varfërisë, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ndikimet e pashembullta të pandemisë së koronavirusit, të kombinuara me krizat mjedisore me të cilat po përballet bota, kërcënojnë të prishin përparimin dhe zhvillimin njerëzor, duke i lënë shoqëritë në të gjithë botën të prekshme dhe më të pabarabarta, sipas një raporti të ri nga programi i zhvillimit të KB.
Pedro Conceição, drejtori i UNDP dhe autori kryesor i raportit të tij më të fundit të zhvillimit njerëzor, botuar të martën, tha se zgjedhjet që qeveritë në të gjithë botën do të marrin tani, do të ndikojnë në shoqëritë në botë për shumë vite që do të vijnë
“Pasojat janë para syve tanë. Ndryshimi i klimës mund të duket i largët për disa njerëz, por po ndodh tashmë, ne i shohim provat. Nuk kemi kohë për të humbur”, tha ai.