Connect with us

Aktualitet

Pastron pararë e drogës, Luftar Hysa rrëfehet: Unë jam intelektual

Luftar Hysa ka dhënë versionin e tij, si kundërpërgjigje të artikullit të mediave meksikane se pastron paratë e bosëve të drogës të Sinaloa me kazinotë e tij. Sot, ai ka dalë në një reagim zyrtar për mediat duke shprehur se ka emigruar në vitin 2004 në Meksikë, ku ka bashkëpunuar me persona që sipas tij kanë integritet, të cilët i kishin mundësuar të jetonte në mënyrë dinjitoze. Madje shton se emri i tij dhe i 3 vëllezërve të tij është përdorur padrejtësisht nga konkurrenca për ta nxjerrë nga tregu.

“Në mënyrë të trishueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të cojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.  Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100 % legale, të autorizuara per operim nga qerveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bejnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës,”-shkruan ai në deklaratën e plotë për mediat, duke shtuar se kërkon me patjetër zbardhjen e e plotë të çështjes. Madje paralajmëron se përgjegjësit e artikullit do të përgjigjen para drejtësisë për shpifje.

Gazeta meksikane “El Universal” zbardhi  një raport të autoriteteve antitrafik të Meksikës, ku thuhej se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar para. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

REAGIMI I PLOTË:

Ditën e djeshme, në media të ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë që implikon personin tim dhe familjen time në akiviete ilegale. Specifikisht akuzohem që kam lidhje në pastrim parash me kartelet e drogës në Meksikë.
Unë shetasi Luftar Ali Hysa me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në menyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në cfarëdolloj aktiviteti illegal. Si Shqiptar që jam dhe që kam kërkuar një të ardhme më të mirë për familjen time, në vitin 2004 kam emigruar ne Meksikë në kërkim të oportuniteteve.

Në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz që më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë. Në mënyrë të trishueshme,interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që I kam identifikuar qartësisht mund të cojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.

Publikimi I këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë invesigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve , bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin jam lidhur për të zhvilluar aktivitetin tim.

Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100 % legale, të autorizuara per operim nga qerveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bejnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës. Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të kësaj cështje, për vendosjen në vend të dinjitetit tim dhe familjes time. Përgjegjësit e këtij artikulli që ka si qëllim eleminimin e konkurencës do të mbajnë përgjesitë përkatëse.

Në fund dua të shprehem se atë ditë që dola nga Shqipëria kisha të vetmin qëllim për të kërkuar oportunitete. E kam vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500 punonjës vetëm në Meksikë. Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave kam mundur të kthehem po me kokën lart dhe të investoj në vendin qe e dua aq shumë.

Advertisement