Connect with us

Aktualitet

PATRIDIOTET SHQIPTARE/ Ylli Manjani: Duke më quajtur grek, më keni bërë një kompliment fantastik

Ylli Manjani reagon per protestat e djeshme ne Greqi

Këta grekërit “e poshtër” janë derdhur në shesh me një fërshëllimë. Jo në facebook, as në tiktok, por në shesh. Si përherë dmth.
Tani, ju patridiotët vendit tim, në të majtë e në të djathtë, në jug apo veri, brenda e jashtë Shqipërisë, që më keni quajtur grek, ta dini se më keni bërë një kompliment fantasktik.
Se më mirë grek m*ti e qytetar, sesa patridiot facebook-u, që shet me telekomandë moral të cilin nuk e ke.
Faleminderit shumë për komplimentin duke më quajtur grek. Do të doja vërtetë të isha grek, që nuk e lë fatin e vet në duart politikës. Që nuk është as dallaveraxhi i pushtetit e as mitingash pa sy në ballë i opozitës.
Greku proteston jo se do partia, por se ja do shpirti demokratik.
Plasini sytë e shihni dallimin o patridiotët e vendit tim!
Veçanërisht jo patridiotët e vendit tim që jetoni në Greqi, plasini sytë e mësoni nga grekërit e mos më shisni mua patridiotizma. Hajdeni këtu e rrini rehat nëse s’u pëlqen vendi ku jetoni!
…..
Të paprecedentë në vëllim dhe në puls ishin tubimet e mbajtura të premten (28/2) në të gjithë vendin dhe në qytete jashtë vendit për të shënuar dy vjet nga tragjedia e trenit Tempe ku humbën jetën 57 persona
Mesazhi i qytetarëve ishte i zëshëm dhe i qartë. Drejtësi dhe llogaridhënie. Me slogane si “Nuk kam oksigjen”, turma njerëzish kanë deklaruar praninë e tyre dhe kanë qëndruar pranë familjarëve të viktimave që vitet e fundit janë ngjitur në një Kalvar në dukje të pafund
protothema.gr’s Post
Advertisement