Connect with us

Politike

PD një luan pa dhëmbë, Rama e ushqeu me sallatë dhe e bëri vegjetarian

Një luan pa dhëmbë, vegjetarian, të ushqyer me sallatë.” Kështu e ka cilësuar ish-deputetja  Flutura Açka, Partinë Demokratike duke e krahasuar me një personazh të librit të saj më të ri, të titulluar “Para se të iki”.

Sipas ligjvënëses opozitare në largim, Partia Demokratike është luani i ushqyer me sallatë nga kryeministri Edi Rama ndër vitet e gjatë në opozitë dhe pas këtij trajtimi nuk ka fuqi të ngrihet në këmbë për t’u përballur me mazhorancën e 83 mandateve, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

“Është për Partinë Demokratike, që mbikëqyrësi, lidershipi. Mund ta marrësh edhe qeveria për shoqërinë shqiptare. Sepse mbikëqyrësi ka faj.  PD është në krizë lidershipi, duhet të kuptoj se ka ardhur momenti i përgjegjësisë personale. E shikoj se ka një lloj shqetësimi, nën zëra, nëpër korridore: ‘A do ikë apo jo Berisha?’. Çfarë janë këta njerëz, këto zëra, ky lidership që pret qoftë edhe të tretet fizikisht zoti Berisha që t’ia zënë vendin. Nuk është kjo mënyra që operohet në demokraci. Përderisa ka një statut njerëzit e përgjegjshëm duhet të mblidhen dhe t’i thonë gjërat te foltorja e PD, i pëlqen apo s’i pëlqen zotit Berisha apo një grupi njerëzish në PD. Sepse kështu nuk mund të vazhdohet. PD është vërtet luani i zotit Mani, i shtrirë dhe i ushqyer me sallatë, që është kthyer në një qenie që nuk ecën dot. Është një luan vegjetarian, do të thotë që nuk mbahet më në këmbë se ushqehet me sallatë. Ushqehet me gjërat e ngutshme të njerëzve që kanë interesa të caktuara”, analizoi Açka

Advertisement