Kosova

‘Perëndimi të dëgjojë serbët e Kosovës’/ Grenell pas takimit në Veri

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka takuar serbët e Kosovës në veri, nga ku ka deklaruar se ‘për të zgjidhur krizën’ e fundit, ‘komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dëgjojë serbët’.

Ai është shprehur se lidershipi amerikan është i nevojshëm për zgjidhjen e nyjës së krizës mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një adresim të tij para gazetarëve, Grenell deklaroi: “Jam i frustruar që s’ka përfaqësues ndërkombëtar këtu. Pse s’kanë ardhur ndërkombëtarët për t’i dëgjuar këta njerëz? Pse s’janë këtu për të parë se cilat janë problemet e vërteta. Duhet t’i dëgjojmë këta njerëz. Dëgjova shumë shqetësime”

Ai gjithashtu ka shprehur bindjen e tij se komuniteti ndërkombëtar do të vijë për të dëgjuar serbët, sepse sipas tij, kjo është e nevojshme për të arritur progress, si dhe ka theksuar se duhet të ndalen manovrat politike për t’u konventruar në zhvillim ekonomik, që sipas tij, i jep zgjidhje problemeve të shumta.

TRENDING

Exit mobile version