Aktualitet
Përfundoi në urgjencën e QSUT-së, Nuredin Dumani pësoi krize epileptike

Është zbuluar shkaku që çoi me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbrëmjen e së shtunës bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumani. Fillimisht u dyshua për një helmim të mundshëm, por pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike.
Nuredin Dumani la ambientet e spitalit pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në IEVP 313. Ndërkohë gjatë së shtunës, bashkëpunëtori i drejtësisë ka qenë në monitorimin e vazhdueshëm të prokurorisë së posaçme.

