Connect with us

Kosova

Përkujtohen masakrat në Krushë/ Haradinaj: Kosova në NATO, garanci që krime të tilla të mos përsëriten më

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kujtoi sot masakrat në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

AI foli për krimet dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

“Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake serbe duke parë fundin që po i vinte, kishin intensifikuar edhe më shumë krimet dhe dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova, duke mos kursyer as pleqtë, gratë dhe fëmijët”.

Haradinaj shtoi se mbi 350 gra, pleq e fëmijë të pafajshëm u bënë shenjestër e terrorit të regjimit fashist serb.

“Zemrat tona sot bashkohen me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre në masakrat e kryera në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. Mbi 350 gra, pleq e fëmijë të pafajshëm u bënë cak i terrorit të regjimit fashist serb. Gjithashtu kujtojmë sot 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, nga fëmijet e krahut e deri tek gjyshërit që brenda një ditë i ekzekutoi mizorisht regjimi serb”.

Sipas Haradinajt, të qenit në rresht me aleatët e sigurisë, garanton që krime të tilla të mos ndodhin më.

“Nuk do të ndalemi së kërkuari të dashurit tanë të pagjetur, varret e të cilëve janë ende të zbrazët. Nuk do ta ndalim kurrë betejën tonë, që fajtorët për këto krime, t’i përgjigjen drejtësisë. Gjithashtu, nuk do të ndalim angazhimin tonë për të qenë në rresht me aleatët tonë të sigurisë, të udhëhequr nga Amerika, garanci kjo se krime të tilla nuk do t’i ndodhin kurrë më popullit tonë”,.

Kosova

SHBA do mbetet pa fjalë, Vuçiç paralajmëron stuhi argumentash për Parlamentin Gjithëserb

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, tha se do t’i përgjigjet Ambasadës Amerikane në Sarajevë, e cila njoftoi se konkluzionet e Parlamentit Gjithëserb nuk përfaqësojnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, por, siç thonë ata, një paramendim për sulm.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vucic ka shkruar se mendon qe problemi është se “ata nuk janë mësuar me ekzistencën e shteteve të pavarura dhe sovrane, si dhe me liderë që nuk duan t’i bëjnë lajka, por të mbrojnë interesat e popullit të tyre.

Ambasada Amerikane në Sarajevë ka njoftuar më herët në rrjetin social X se konkluzionet e miratuara nga Parlamenti Gjithëserb në lidhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë-Hercegovinës i kanë rrënjët në dezinformata ligjore dhe janë plot gabime.

“Ato nuk përfaqësojnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, siç pretendojnë autorët, por një sulm të qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës” – thuhet në njoftimin e ambasadës ku dhe theksohet se “As Dejtoni, as Kushtetuta e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk u japin entiteteve, as ndonjë organi tjetër nënshtetëror, të drejtën për t’u shkëputur, ndarë apo ndonjë sinonim tjetër për shkëputjen e shpikur nga udhëheqësit e RS, e cila nuk është shtet dhe mundet vetëm te ekzistojë brenda Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka subjektivitet ligjor jashtë Bosnje-Hercegovinës”.

Continue Reading

Kosova

Edi Rama e përdor si vegël Abdixhikun për të sulmuar Albin Kurtin

“Kudo në konferenca me liderë rajonal dhe botërorë, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të hedh akuza, spekulime duke krijuar insinutata të sojit “Albin Kurti po izolon Kosovën, veriu po kthehet në tokë të askujt…”, e të cilat koha i demontoi. Në konferencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të quajtur “Rugova dhe Perëndimi”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë u thanë shumë fjalë të mëdha për Rugovën. Për këdo do të ishte befasi afërsia e Ramës me LDK me të cilën edhe për shkak të orientimit që kanë pasur gjithnjë divergjenca të theksuara. Për këdo që njeh Edi Ramën dhe Lumir Abdixhikun kjo nuk është befasi, të dy kanë kundërshtarin e përbashkët. Lumiri, i dështuar për të qenë lider, është interesuar ty bëj pakt dhe me djallin për të ardhur në pushtet” – keshtu ka thene ne nje shkrim autorial, analsiti Faton Mehmeti.

Sic edhe shprehet ai, “Edi Rama kurdo që gjen hapësirë për të arritur qëllimet e veta nuk përton ta përdorë. Përplasjet e tij të vazhdueshme me LDK, veçuar këtu vizitën e tij të parë në Kosovë si kryeministër kur nuk e përmendi fare Rugovën, janë pauzuar sepse Albin Kurti është “armiku” i përbashkët që s’po e mundin dot.”

Sipasa analistit nga Kosova, “Edi Rama ka pasur probleme thuajse me të gjithë liderët ne Prishtine që nuk i kanë shkuar për shtati, dhe Albin Kurti është në vazhdën e të tjerëve, veçse është më i pakompromis”.

“Thyerja kryesore mes tyre ka ndodhur me afrimin e Ramës me Vuçiqin, me mbështetjen e tij ndaj ndryshimit të kufijve si dhe pazaret tjera që kanë qenë kundër Kosovës. Për të gjitha këto, është e pafalshme që LDK ka lejuar të përdoret figura e Rugovës për shfryrje mllefi të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës” – ka theksuar Faton Mehmeti.

Continue Reading

Kosova

‘Serbia e ka gati një tjetër konflikt  të armatosur në Ballkan’

Avokati serb Cedomir Stojkoviç është shprehur se ka një rrezik real në Ballkan që Serbia të nisë një konflikt të armatosur, dhe se Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Republikës Sërprska në Bosnjë, Millorad Dodik, do të përpiqen me të gjitha mënyrat për të ndryshuar politikën europiane në Ballkan.

Ai tha se sulmi i vitit të kaluar në Banjskë në veri të Kosovës është një tregues i qartë se Serbia mund të organizojë në Ballkan edhe konflikte të tjera të armatosura.

“Kam përshtypjen se Vuçiç priste më shumë ekstremist në Parlamentin Europian, të cilët I shkojnë atij përshtat, ndërkohë që duket se dominimi do të jetë i njëjtë. Nuk do të ketë ndryshim të politikës së PE kundrejt Serbisë. Ekstremistët bënë përpara në Parlament, por gjithësesi ndryshimi nuk ishte aq i madh. Bashkimi Europian nuk do e ndryshojë politikën kundrejt Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosoves.Për Ballkanin situata është e qartë, Bosnja është një vend sovran i pavarur, Serbia po ashtu, Shqipëria dhe madje edhe Kosova. Ajo që do të ndryshojë do të jenë përpjekjet në Ballkan për ta ndryshuar politikën europiane. Dhe shtrohet një pyetje, a do të jenë përpjekjet e Vuçiç dhe Dodik paqësore apo me konflikte të armatosura. Çdo zyrtar i përgjegjshëm do të thoshte se ata nuk janë të çmendur të organizojnë një konflikt të armatosur. Por një vit më parë ishte tentativa në Banjskë, ndaj kjo situatë mund të duket e pabesueshme, por mund të ndodhë. Sot duket e pabesueshme që disa konflikte të ngrihen në Bosnjë, por është shumë e mundur që të ndodhin neser” – theksoi avokati Stojkoviç.

Continue Reading

Kosova

Harta e PE do të sjellë ndryshime për Kosovën, vështirë të ripërtërihet besimi i Scholz e Macron

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian fundjavën e kaluar konfirmuan rritjen e partive të ekstremit të djathtë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), duke tronditur estabilishmentin aktual politik, posaçërisht në Gjermani dhe Francë, ndërsa njohësit e çështjeve politike tërheqin vëmendjen se kjo mund të sjellë ndryshime në qasjen e disa shteteve ndaj Kosovës.

Alejandro Esteso Perez, njohës i politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, vlerësoi se PE-ja në përgjithësi do të vazhdojë mbështetjen për ambiciet evropiane të Kosovës, pavarësisht rritjes së partive të ekstremit të djathtë në legjislativin e ri, por ata që kundërshtojnë vendin e vogël ballkanik do të jenë shumë më të zhurmshëm.

“Një numër i partive të ekstremit të djathtë në Gjermani dhe Francë, kanë qenë sistematikisht kundër zgjerimit te Unionit, dhe posaçërisht kundër anëtarësimit të Kosovës. AfD në Gjermani mbështet interesat e Serbisë, veçanërisht ambiciet rreth Kosovës” –  theksoi Perez, duke marrë parasysh se disa prej anëtarëve të këtyre partive e konsiderojnë akoma Kosovën pjesë të Serbisë.

E djathta ekstreme është mjaft e pranishme në Ballkanin Perëndimor, duke qenë se rrjetet evropiane të së djathtës ekstreme ushqehen nga flukset e dezinformatave që vijnë nga Rusia dhe në thelb kalojnë nëpërmjet Serbisë. Prandaj, njohësit e çështjeve politike shprehin drojën se retorika armiqësore e së djathtës ekstreme mund të ketë implikime të gjera për kosovarët.

Profesori i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Menaxhimit në Francë, Valon Murtezaj, përkundër se nuk parasheh ndonjë ndryshim drastik, shpreh dilemën se si do duket arkitektura e institucioneve evropiane pas përparimit të dukshëm të së djathtës ekstremeve, posaçërisht në dritën e “fërshëllimës” së zgjerimit të BE-së.

“Ndryshimet në përbërjen e PE-së, sado që nuk pritet të kenë implikime drastike në ndryshimin e kursit në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perendimor, mund të kenë ndikim në përzgjedhjen e udhëheqësve në institucionet evropiane, të cilët mund të kenë përqasje të ndryshme në përcaktimin e agjendës dhe prioriteteve evropiane”, potencon Murtezaj.

Megjithatë, përkundër përparimit të partive të ekstremit të djathtë në disa vende dhe kontekstit të rëndë gjeopolitik në kontinentin evropian pas agresionit rus, partitë që konsiderohen tradicionalisht liberale, do ta kenë shumicën edhe në përbërjen e re të PE-së. Prandaj, njohësit sugjerojnë se Kosova duhet të punojë për të rikthyer besimin e aleatëve kryesorë.

“Rivendosja e marrëdhënieve me Berlinin dhe Parisin mund të mos jetë e lehtë, duke pasur parasysh ngritjen e së djathtës ekstreme, që mund të shtyjë Scholzin dhe Macronin të ashpërsojnë qëndrimet e tyre” – ka paralajmeruar ndër të tjera Esteso Perez duke theksuar se rikonfigurimi i raportit të forcave do të ndryshojë dinamikën kontinentale e cila jo-domosdoshëmrisht shkon në favor të Kosovës.

Continue Reading

Kosova

Gërvalla e pranon: E kemi zënë në befasi Osmanin, s’e informuam për letrën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar raportet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit shprehu indinjatën e saj me Qeverinë e Kosovës për arsye të mos-koordinimit paraprak për letrën që kryediplomatja ia dërgoi Këshillit të Evropës për çështjen e Asociacionit.

Ajo ka pranuar se me këtë letër Osmanin e kanë “zënë në befasi”, teksa disa dite me pare pati genjyer kur kishte deklaruar se kishte komunikuar me Vjosa Osmanin rreth letrës derguar ne KiE dhe propozimin per perpilimin e nje drafti te ri per asociacionin dhe dergimin ne kushtetuese.

“Si duket e kemi zënë në befasi, si duket nuk ka qenë e informuar” – ka treguar Gervalla, e cila këtë mos-koordinim e ka arsyetuar me faktin se rrethanat nuk kanë qenë normale.

“Po të kishin qenë rrethanat normale dhe të mos kishte qenë shpejtësia e jashtëzakonshme edhe spontaniteti i një veprimi të tillë, atëherë me siguri që do ishte informuar, sepse nuk ka asnjë arsye për të mos e informuar” – ka theksuar Gervalla e cila edhe ka potencuar se Institucionet e vendit janë të koordinuara “si kurrë ndonjëherë në hapat e rëndësishme që ndërmarrin”.

“Kjo nuk do të thotë që të gjithë jemi automatikisht të një mendimi, përkundrazi ky koordinim është kaq i fuqishëm sepse lejon edhe mendim ndryshe, lejon edhe debat edhe mospajtim”.

Kosova nuk ishte në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro ose kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

Arsyeja e mos-trajtimit të çështjes së Kosovës në Komitetin e Ministrave ishte kushti që Franca, Gjermania e Italia artikuluan publikisht, e që Kosova refuzoi ta plotësojë me arsyetimin se kërkesa ishte absurde.

Shtetet më të fuqishme brenda Bashkimit Evropian kërkuan që Kosova të procedojë tutje me Asociacionin – të paktën ta dërgojë draft-statusin e këtij mekanizmi në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi se ka dërguar një letër në adresë së Këshillit të Evropës, ku zotohej se do të përgatisin një draft-statut të ri të Asociacionit e ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Një zotim i tillë u shpërfilli nga Këshilli i Evropës, ndërkohë Zyra e Presidentes reagoi ndaj këtij vendimi duke theksuar se ky institucion nuk u konsultua paraprakisht për letrën e dërguar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING