Connect with us

Politike

Përpjekjet për të bërë pis luftën e Kosovës do të dështojnë

Librazhdi ka përkujtuar sot 76 vjetorin e Çlirimit ku Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra, qytetarë e familjarë të dëshmorëve përkujtuan kontributin e Brigës së XX Sulmuese dhe dëshmorëve të saj në Çlirimin e qytetit.

Për herë të parë ceremonia u zhvillua nën masa kundër covid 19 ndërsa përveç apelit për mbrojtjen nga virusi, Balla tha se sot më shumë se kurrë pafajësia e shqiptarëve do të vërtetohet. Shqiptarët, tha ai, kurrë nuk zhvilluan një luftë pushtuese, por një luftë për mbrojtjen e territorit të tyre:
“Librazhdi kujton 76 vjetorin e Çlirimit duke nderuar dëshmorët e Brigadës së XX Sulmuese.
Në këto kushte të vështira pandemie botërore gjej rastin t’u shpreh ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Po ashtu bëj thirrje çdo qytetari: Betejën me covid e fitojmë vetëm duke respektuar masat dhe duke u sjellë si njerëz të përgjegjshëm.
Librazhdi ka një numër të madh dëshmorësh që kanë dhënë jetën për Çlirimin e Atdheut. Brigada XX ka një histori që duhet përçuar  brez pas brezi.
Ky 76 vjetor e gjeti Shqipërinë në një situatë të pazakontë. Sot Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot, viktima të genocidit serb po akuzohen për krime lufte.  Kjo është e pakuptimtë.
Të gjithë i dinë krimet serbe me të cilat u përball populli i Kosovës, 10 mijë shqiptarë të Kosovës u vranë dhe sa krime të tjera përjetoi populli i Kosovës
Në këtë 76 vjetor të Çlirimit të Shqipërisë duhet ta themi me zë të lartë: Shqiptarët kurrë nuk kanë bërë luftë pushtuese, por kanë mbrojtur trojet e tyre.
Çdo përpjekje për të bërë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës do të përfundojë me fitoren dhe pastërtinë e kësaj lufte dhe me pafajësinë e drejtuesve të asaj lufte
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *