Connect with us

Aktualitet

Përsëritet historia dhe me ‘minimaturën’, publikohet teza e gjuhës së huaj

Nxënësit e klasave të nënta mbyllën sot provimet shtetërore. Provimi i fundit i detyrueshëm ishte ai i ‘Gjuhës së Huaj’, ku ashtu siç ndodhi me maturën Shtetërore, tezat e provimeve qarkulluan në rrjetet sociale edhe për këto provime.

Provimit iu nënshtruan 29.881 nxënës në të gjithë vendin. Rreth gjysmë ore pas fillimit të provimit, tezat e Anglishtes dhe italishtes qarkulluan në rrjet, siç ndodhi edhe me provimet e Maturës shtetërore.

Ministria e Arsimit nuk ka vënë asnjë autor përpara përgjegjësisë, edhe pse historia vijon të përsëritet.

Advertisement