Connect with us

Aktualitet

Pika përvëluese e Brukselit/ Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Krerët e shteteve në Kosovë dhe Serbi, të cilët për herë të fundit u takuan në verën e vitit të kaluar, do të ulen sërish përballë njëri-tjetrit në Bruksel. Përpjekja për normalizimin e marrëdhënieve rinis të hënën me një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq. Albin Kurti është përgatitur që atë ditë t’i përmbahet propozimit europian, i cili megjithatë ka brenda një “pikë shumë kontestuese”, siç është formimi i Asociacionit, për të cilin Vuçiq paralajmëroi se do të insistojë. Kryeministri i Kosovës, nuk dëshiron të flasë në takim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe teksa dhe tha se pret përparim në dialogun me bazë propozimin europian. I pyetur nëse do të diskutohet për Asociacionin, Kurti tha se “duhet t’i përmbahemi propozimit që kemi marr dhe jo interesit të njërës palë”. Vuçiq, ndërkaq, po bëhet gati për diçka tjetër. Ai komentoi deklaratat e fundit të Kurtit për Asociacionin, duke thënë se kjo temë do të diskutohet në takimin e dates 27. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Borrell dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç dhe më pas do ketë takim të përbashkët. Albin Kurti tha në një intervistë për France24 se ky takim do të tregojë se “sa shpresëdhënës mund të jemi për këtë vit”. Ai tha se eshte optimist se mund të ketë marrëveshje këtë vit. Po cila mund të jetë pika e nxehtë e diskutimit? Brukseli ka refuzuar të japë detaje për pritshmëritë që kanë nga takimi i së hënës ndërmjet Kurtit dhe Vuçic Por për këtë takim të dielën ka folur nga Mynihu presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, në një intervistë për Deutsche welle-n. Ai tha se “nuk ka rrugëdalje” tjetër. “Ky është një shans që nuk duhet lëshuar” – tha Gjukanovic Kryeministri Kurti u përgjigj për dialogun me Serbinë në një seancë të Kuvendit më 13 shkurt, në të cilën tregoi se versioni i dytë i propozimit europian i cili iu dorëzua Kosovës në fillim të dhjetorit, “shoqërohej edhe me një plan zbatimi që kishte referencë të qartë tek një statut që do ta hartonte Ekipi Menaxhues, obligim që rrjedh nga Marrëveshja e vitit 2013, e që është një tregues i një hapi drejt krijimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe”. Pasi tha se propozimi e ka njohjen ‘de facto” brenda dhe e arsyetoi pranimin e tij, Kurti foli për një pikë “shumë kontestuese” aty, e cila kishte të bënte me Asociacionin mono-etnik Kryeministri Kurti tha se në vizitën e fundit të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak më 6 shkurt, kishte marrë nga ai qartësimin e “disa prej mekanizmave dhe elementeve të sekuencimit që do të negociohen në kuadër të planit të zbatimit”.

Advertisement