Connect with us

Aktualitet

Plani europian. Më mire pak sesa asgjë/ Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”. Këtë deklarim Kurti e bëri pas takimit që zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Prishtinë – gati një vit pasi iu dorëzua ky propozim i njohur si plani evropian. Pas deklaratës së kryeministrit nuk vonuan reagimet e opozitës, e cila e kritikon Kurtin për mos transparencë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Kurti deklaroi se ka pranuar propozimin franko-gjerman pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çfarë përmban ai si edhe a është ky plan në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit. Kësaj pyetje iu përgjigj të martën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një deklarim për media. Ai tha se nuk e kupton gjithë pluhurin që po ngritët për këtë çështje, dhe theksoi se Kurti qysh para tre muajve e ka pranuar se ky propozim është i pranueshëm për Kosovën dhe është bazë e mirë. Kjo pasi sipas tij, aty nuk përmendet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, ai pranoi se me këtë plan Kosova merr si obligim, zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme. Pra as më pak e as më shumë, Kosova është e detyruar të zbatojë edhe marrëveshjen e asociacionit.Por, çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese dhe tani çështja është të gjendet një formë e re e Asociacionit. Konjufca gjithashtu, vec te tjerash, përmendi edhe dy rreziqe që sipas tij, i vijnë Kosovës me planin evropian. Sipas Kryetarit te Kuvendit, plani është kompromis, sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘defacto’, pra shtetësia e Serbisë ndaj Kosovës nuk pranohet drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë. Kjo i bie që nuk pranohet përmes një akti shtetëror të Serbisë, por përmes një marrëveshje me BE-në. Po sipas Konjufces, rreziku i dytë për Kosovën është që duket sikur nuk e ka njohjen e marrëveshjes përfundimtare dhe më vonë kjo mund të përdoret si element taktik nga Serbia. Sipas disa analistëve, Albin Kurti që prej fillimit, nuk e ka refuzuar propozimin e BE-së që nga fillimi nuk e ka refuzuar. Madje, kryeministri shumë kohë para Serbisë e ka pranuar që plani evropian përbën një bazë të mirë dhe Kosova është e gatshme të negociojë për të kurse, muaj më parë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç e pati refuzuar këtë plan duke e quajtur katastrofal. Sipas tyre, vertetë ky plan nuk e siguron njohjen de-jure, por hap rrugë që në të ardhmen të vijë njohja de-jure dhe të negociohet për të.

Advertisement