Connect with us

Aktualitet

“Po nuk pate lekë këtu në spital, pacienti del për 24 orë i paketuar”, qytetarët zbulojnë çfarë ndodh brenda mureve të Infektivit: Kam babain të sëmurë!

Qytetarët të cilët kanë të shtruar në spital familjarët e tyre, dëshmojnë se gjendja tek Infektivi nuk është aspak e mirë.

Një qytetar përballë Infektivit ka folur për “Fax News”, shprehet se mjekët në spital u kërkojnë para pacientëve, dhe ata që ofrojnë shërohen edhe nga pandemia. Të tjerët, ata që sipas tij nuk paguajnë ndërrojnë jetë.

“Ministrja e Shëndetësisë thotë se spitalin e kemi falas. Këtu në rast se nuk ke lekë këtu vdes. Këtu vdes! Këtu vetëm po pate pare mund të shpëtosh. Nxjerrin reklamë natë për natë pacientë që janë shtruar dhe kanë lekë, një pacient që nuk ka lekë për 24 orë del i paketuar. Ne jemi të shqetësuar dhe rrenat nuk janë të mira të paktën thuaj të vërtetën. Po nuk pate pare këtu mbaron. Unë s’kam pasur asnjë të sëmurë, kam dëgjuar raste. I kërkojnë vetë lekët mjekët. Mjeku do të bëjë punën, se nuk e ka paguar. Në të gjitha shërbimet po nuk pate lek je i falimentuar. Ku ka falas po nuk pate lek vdes.”– tha qytetari.

Ndërsa dy të tjerë, qëndrojnë pas hekurave duke pritur që bluzat e bardha t’u japin detaje për të afërmin e tyre, për të cilin nga dje nuk kanë asnjë të dhënë.

“Kam babain e shtruar në spital, e marr në telefon nuk na përgjigjet, nuk na japin asnjë informacion asgjë, as nga stafi, nuk na jep kush informacion. Mbase ka vdekur nuk dimë gjë. Tani sot na thonë se është në gjendje të rëndë. Kam dyshime se ka vdekur, u kërkoj sqarim, këtyre mazallah se del njeri. E solla vetëm për oksigjen dje, sot thanë që është keq. Nuk e di tani si bëhet keq brenda ditës,”– shprehet një qytetar.

sot news/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *