Connect with us

Bota

Presidenti gjerman: Nga nesër jeta do kufizohet si kurrë më parë!

Në një konferencë për medien presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, u shpreh se duke nisur nga dita e nesërme jeta e qytetarëve gjerman do të jetë më e kufizuar se kurrë.

” Situata është shumë serioze, mijëra të vdekur në një javë dhe një zhvillim pandemie që rrezikon të dalë nga kontrolli, nuk ja dalim dot pa marrë masa shtrënguese. Nëse përditë dhjetëra mijëra vetë infektohen dhe qindra vdesin, nëse mjekët dhe infermierët në repartet e intensivit dhe shtëpitë e kujdesit tani ndodhen në limitet e fuqive të tyre, kjo do të thotë se përpjekjet tona të deritanishme n luftën kundër pandemisë nuk mjaftojnë”, tha presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në një fjalim të posaçëm të martën, por theksoi se marrja e masave ishte e nevojshme për shkak të shifrave të larta me të cilat po përballet vendi.

Duke filluar nga dita e nesërme, Gjermania do të izolohet thuajse tërësisht, për shkak të rritjes së madhe të të infektuarve , masa të bëra të ditura nga kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e dielë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *