Sport

Presidenti i La-Liga: Messi bëri një gabim të pafalshëm

Presidenti i La Liga-s në Spanjë, Javier Tebas është shprehur në një bisedë se largimi i Messit nga Barcelona te PSG ka qenë një gabim. Tebas ka theksuar se futbollit në Spanjë do i bënte mirë një rikthim i “Pleshtit” te Barça, teksa pritet të shihet nëse 35 vjeçari do largohet nga francezët verën që vjen, atëherë kur i mbaron edhe kontrata.

 

“Nuk di të them nëse Messi do të rikthehet te Barcelona për të dhuruar edhe një shfaqje të fundit me katalanasit. Gjithçka varet nga vetë ai, unë shpresoj shumë që të rikthehet. Do të ishte diçka shumë e mirë për futbollin spanjoll, sidomos për skuadrën në të cilën ai u rrit. Mendoj se edhe vetë Messi e di që ishte një gabim “divorci” me Barcelonën. Klubi dhe Messi kishin një marrëdhënie shumë të gjatë dhe të shëndetshme nga e cila përfituan të dyja palët”, u shpreh Tebas.

 

Drejtimi i Barcelonës nga Xavi dhe ndryshimi i politikave të klubit mund të bëjnë që Leo të vendosë për një rikthim të bujshëm te Barcelona, aty ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

TRENDING

Exit mobile version