Connect with us

Bota

Presidentja e KE: Le të fillojmë vaksinimin anti-COVID të gjithë shtetet evropiane në një ditë. Së bashku do ia dalim

Presidentja e Komisionit Evropian Urslula von der Leyen, gjatë seancën parlamentarëve, është shprehur se me rritjen e presionit ndaj agjencisë evropiane të barnave EMA,  të gjitha shtetet evropiane mund të ishin në gjendje të nisnin vaksinimin në 27 dhjetor.

EMA ka përshpejtuar procesin e miratimit të vaksinës Pfizer pas një kërkese dhe “presioni” nga Gjermani, siç tha edhe Leyen duke përgëzuar punën kolosale që po bëjnë ata.

“Më në fund, brenda një jave, vaksina e parë do të autorizohet në mënyrë që vaksinimet të fillojnë menjëherë, pjesa tjetër do të vaksinohet me fillimin e vitit të ri,” tha ajo.

Von der Leyen gjithashtu theksoi nevoja për unitet “Le të fillojmë vaksinimin të 27 shtetet në një ditë. Ne jemi bashkuar përmes pandemisë dhe do ia dalim së bashku”, është shprehur ajo, duke shtuar se Evropa do të ndihmojë shtetet e varfra të sigurojnq vaksina.

Ditën e djeshme ministri i shëndetësisë Jens Spahn është shprehur se Gjermania do të nisi vaksinimin anti-COVID ndaj qytetarëve më 27 dhjetor. Ndërkohë edhe kryeministri francez ka shprehur dëshirën e fillimin të procedurës së vaksinimit në javën e fundit të dhjetorit nëse të gjitha kushtet plotësohen.

To end the pandemic, we need up to 70% of the population vaccinated.

This is a huge task. So let’s start rapidly with the vaccination together, as 27, on the same day.

As we have been united through the pandemic, we will get out of it together & united. pic.twitter.com/bpFpkjUuGR

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 16, 2020

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *