Kosova
Prishtina në karantinë, zbrazen të gjitha rrugët, Covid-19 kthen në heshtje qytetin
Në fotot që po shihni është qyteti i Prishtinës. Siç shihet në foto rrugët e Prishtinës janë zbrazur, në sheshe nuk shihet asnjë njeri dhe asnjë lëvizje makine po ashtu asnjë biznes i hapur. Covid-19 ka kthyer Prishtinën, qyetin më të zhurmshëm të Kosovës në heshtje.
Të gjithë njerëzit janë futur në karantinë pasi qeveria ka vendosur orë policore pas orës 19:00 kjo pasi në ditët e fundit në Kosovë ka pasur një rritje të madhe të rasteve me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 20.989 raste pozitive, ndërsa 705 persona kanë humbur jetën.