Connect with us

Bota

Pritet shpërndarja masive në SHBA/ FDA-ja do të mblidhet ditën e sotme për të dhënë autorizimin përfundimtar

SHBA-Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mbi dhënien e autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës antiCovid, Phizer dhe BionTech. Sipas BBC, takimi do të filloj në orën 9 (me orën amerikane), por një pjesë e komunitetit mund të paraqitet në pasdite.

Ekipi ynë ka bërë analizën e tyre fillestare dhe ne e dim se paraprakisht kriteret e suksesit janë përmbushur,”-ka thënë Komisioneri i FDA, Dr. Stephen Hahn.

Ndërkohë, FDA ka premtuar se do të dëgjojë këshillat e Komitetit Këshillues të Vaksinave dhe Produkteve Biologjike, të përbërë nga ekspertë të pavarur të vaksinave, specialistë të sëmundjeve infektive, përfaqësues të industrisë dhe një përfaqësues të konsumatorëve.

Sakaq, dy ditë më parë FDA-ja ka deklaruar se vaksina Pfizer dhe BioNtech është 81 % efektive dhe pritet të fillojë shpërndarja në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Britania e Madhe e ka aprovuar për përdorimi emergjent vaksinën Pfizer dhe dy ditë më parë ka nisur vaksinimin masiv te grupet e para më të rrezikuara nga Covid-19.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *