Aktualitet
Promisa, bebja e parë për vitin 2023
Ka ardhur në jetë fëmija e parë për vitin 2023.
Promisa është lajmëtarja për këtë vit. Vogëlushja ka lindur në materninetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Disa minuta më vonë, erdhi në jetë edhe Orjoli. Lajmin e ka ndarë ministrja Ogerta Manastirliu.
Postimi:
Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol
Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.
Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë