Bota
Propaganda ruse shënjestron Shqipërinë: Të sanksionohet
Moderatori i propagandës ruse Vladimir Solovyov ka ironzuar Shqipërinë në emisionin e tij të mbrëmshëm. Teksa ka komentuar rezolutën e propozuar nga Shqipëria për OKB-në për Rusinë, ai tha se Shqipëria është e pasjellshme dhe se duhet sanksionuar.
“Ajo që është surprizuese. Qenka një vend me emrin Shqipëria, që ishte aq e pasjellshme sa që nuk e lejoi Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë, të shprehë pikëpamjet e saj. Ku janë sanksionet ndaj Shqipërisë”, tha Solovyov duke vazhduar të krahasojë ngjashmërinë e emrit Albania me kryeqytetin e Nju Jorkut, Albany.
Pjesën nga emisioni e ka shpërndarë në Tëitter edhe gazetari i BBC, Francis Scarr.
“Ai nuk është i lumtur pasi OKB-ja miratoi rezolutën e delegatit të saj që votimi i fundit mbi integritetin territorial të Ukrainës të regjistrohet (d.m.th. të mos mbahet me votim të fshehtë siç kishte dashur Rusia)”, shkruan Scarr.
Albania is the latest country to be targeted by Russian state TV's Vladimir Solovyov
He isn't happy after the UN passed its delegate's resolution for the recent vote on Ukraine's territorial integrity to be recorded (i.e. not held by secret ballot as Russia had wanted) https://t.co/Ul5Y1FLFWD pic.twitter.com/zRxa2ahtDL
— Francis Scarr (@francis_scarr) October 14, 2022
Shqipëria kërkoi që rezoluta e dënimit të aneksimit të territoreve ukrainase nga Rusia, të kryhej me votim të hapur.