Kosova
Prostitucion në lokale, arrestohen 4 vajza dhe 1 djalë
KOSOVË- 1 djalë dhe 5 vajza janë arrestuar ditën e sotme për akuzat e prostitucionit. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës me anë të një njoftimi, ku ka shkruar se nga 6 personat e arrestuar 2 janë lënë të lirë ndërsa 4 janë vendosur në paraburgim.
Sipas policisë janë kontrolluar dy lokale në Prishtinë ku janë sekuestruar 4 celularë, 2 DIVIAR dhe disa dokumente.
“Lidhur me rastin, janë arrestuar, një mashkull kosovar dhe pesë femra kosovare. Janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.