Aktualitet

Protesta e dhunshme e Berishës, Lulzim Basha: Demokratët e braktisën, dita e tij e fundit politike

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD, deklaroi se ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese e tregoi fytyrën e saj. Basha tha se demokratët e braktisën Berishën dhe kjo ishte dita e tij e fundit politike.

“Shumica e demokratëve nuk ju përgjigjën Berishës. E braktisën si gjithë këto muaj kur ka mashtruar e shpifur për të mbuluar një të vërtetë, që beteja e tij nuk bëhet për askënd tjetër por për atë vetë. Ai nuk nuk kursen askënd. Lajmi i mirë është braktisja totale e tij në ditën e fundit politike.”-tha Basha.

……….

Lulzim Basha: Për të korurrëzuar aksionin e tij personal. Sikundër e kemi thënë, ajo që nisi prej kohësh e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajm i mirë është fakti që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdo kush mesy në ballë. Në këtë betejë ai nuk kursen askënd përveç vizitës së tij. Lajm i mirë është braktisja totale. Dëshpërimin nuk kam pse ta them sepse e keni parë nga fytytra e tij. Për fat të mirë asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua.

………

Lulzim Basha: Një ditë e mbushur me zhvillime tragjike për demokratët dhe mbarë shqiptarët dhe shpreh keqardhjen që prania juaj në selinë e PD-së u vonua për 4 orë me shkakun e kryerjes së veprimeve hetimore nga prokuroria. Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë dhune dhe pushtimit nga Sali Berisha. Ishte paralajmëruar si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal. Sikur e kam thënë prej kohësh, ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajmi i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës. Sikur e kanë braktisur gjatë gjithë këtyre muajve. Pra lajmi i parë i mirë është braktisja totale. Dëshpërimi ishte në shprehjen e fytyrës së një njeriu që ka pasur sot ditën e fundit politike në Shqipëri. Asnjë nga objektivat që i kishte vendosur vetes nuk u realizua” tha Basha.

……….

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version