Aktualitet

Protesta në Londër, doktori shqiptar: S’jemi kriminelë por profesionistë

Të veshur kuqezi, me flamuj dhe pankarta në duar dhe thirrjet ‘O sa mirë me qen shqiptar’, miijëra emigrantë u mblodhën këtë të shtunë në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se nuk janë kriminelë. Me këngë shqipe në sfond dhe duke hedhur valle, ata kërkonin dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman për deklaratat e saj ndaj shqiptarëve. Teksa protestonin në urën ‘Westminster’, ku afishuan edhe pankartën ku shkruhej: “Shqiptarët s’janë kriminelë.” Një prej kërkesave të tyre është kërkim falje nga qeveria britanike apo Braverman, deklaratat e së cilës kanë ndikuar te fëmijët pasi i thonë se kanë prindër kriminelë ose vijnë nga familje mafiesh.

Një prej mjekëve e pranishëm në protestën e mbajtur në Londër është shprehur se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë.

“Është protest që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi cdo ditë të cojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe pse jetojmë në Angli”, tha doktori.

TRENDING

Exit mobile version