Connect with us

Aktualitet

Pse Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk e testojnë Serbinë? – Shkrim nga Enver Bytyçi

Në Shkup së fundmi u zhvillua një takim i rëndësishëm. Ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, James O’Brien, mblodhi liderët e katër vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, përveç kryeministrit të Shqipërisë, atij të Kosovës si dhe presidentit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu nuk mungoi Aleks Soros. Diskutimi kishte të bënte me përshpejtimin e afrimit të këtyre katër vendeve me BE-në dhe SHBA-të.

Advertisement