Lifestyle
Pse termi ‘trup vere’ s’duhet përdorur më
Që në dimër, dëgjojmë shpesh njerëzit rreth nesh të flasin për përgatitjen e “trupit të verës”, duke iu referuar imazhit ideal të trupit për sezonin e plazhit.
Muskuj, forma, elegancë dhe shumë tonifikim. Po çfarë i bën në fakt ky lloj perceptimi trurit tonë? Sigurisht më shumë keq sesa mirë!
Përdorimi i fjalës “trup vere” të frustron në mënyrë automatike duke të ulur vetëbesimin dhe duke na bërë të mendojmë se nuk jemi kurrë gati për të dalë në plazh me bikinit e preferuara.
E vërteta është që një “trup vere” është çdo trup që shihni në plazh, që duhet me çdo kusht të shijojë veten, njerëzit përreth dhe ditën e pushimit pa menduar për të tjerët. Prandaj, herën tjetër mendohuni mirë para se të thoni “trupi i verës”.
Nuk ka nevojë të dukemi në një formë të caktuar për të shijuar verën apo një sezon tjetër
Koncepti i “trupit të verës” është thjesht një “grackë” për ta bërë trurin të mendojë për pritshmëri jo-realiste. Ideja e trupit perfekt krijon një lloj iluzioni që na shtyn drejt idesë së gjërave fikse: si përshembull, që duhet të jesh e dobët për të dalë në plazh me veshje plazhi. E vërteta është se nëse ti ke një trup, je në plazh dhe ke veshur bikini, trupi yt është “trup vere”.
Ekspertët sugjerojnë që në vend të promovimit të trupit të plazhit, njerëzit duhet të thellohen tek mendime pozitive për trupin e tyre. Të shijojnë çdo veshje, të vlerësojnë trupin, të përpiqen të jenë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, por ta bëjnë këtë për vete, jo për atë që shohin të tjerët.