Kronike
Qëllohet me armë 23-vjeçarja në Durrës! Plagosja brenda hotelit, autori në kërkim
DURRËS– Plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një hotel, në autostradën Tiranë-Durrës. Një 23-vjeçare është qëlluar me armë zjarri nga një 32-vjeçar brenda një hoteli në Durrës. Policia është në ndjekje të autorit.
MINUTE PAS MINUTE
Zbulohet identiteti, bëhet fjalë për shtetasin Fatbardh Doda
MINUTE PAS MINUTE
NJOFTIMI I POLICISË:
Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
MINUTE PAS MINUTE
Nga verifikimet e para që kanë kryer agjentët në vendin e ngjarjes dhe nga deklarimet e marra, mësohet se në dhomë, arma që mbante i riu është shkrepur aksidentalisht. Pasi ka bërë tre rikoshetë, plumbi e ka kapur vajzën në krah. 23-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.