Aktualitet

Qeveria vendos të falë gjobat gjatë periudhës së pandemisë, afati për kthimin e parave është deri me 15 nëntor

Qeveria ka miratuar një akt normativ sipas të cilit falen të gjitha gjobat e vendosura deri më datë 7 tetor për dy kategori.

Kategoria e parë e të ndëshkuarve janë ata që kanë marrë gjobë për shkak të shkeljes së kufizimeve të karantinës nga data 17 prill deri në 7 tetor.

E dyta  janë familjet që tërmeti i ka dëmtuar shtëpinë dhe që kanë ndërtuar pa leje duke u gjobitur për këtë shkelje.

Qeveria urdhëron ministritë përkatëse që tu kthejnë qytetarëve deri më datë 15 nëntor paratë e mbledhura nga gjobat.

Pika tjetër ka të bëjë dhe me kthimin e licencave,  patentave dhe mjeteve të bllokuara në zbatim të masave administrative sërish brenda 15 nëntorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version