Aktualitet
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti (EMRI)

Një elektricist ka ndërruar jetë ditën e sotme në Divjakë, pasi ra në kontakt me korentin. Sipas informacioneve, elektricisti po punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë në Bashkinë Divjakë.
Viktima është identifikuar si Xhuljo Shtëmbari, rreth 30 vjeç. Shtëmbarit i është thënë se linja e energjisë është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

