Connect with us

Politike

Rama batuta: Ismajli është shalqi me provë, ka dhe një më të madh në Tiranë

Edi Rama: Unë besoj se kandidatët tanë kanë dy avantazhe sepse e para janë kandidatë që janë shalqi me provë. Ky është shalqi me provë. Tani edhe kastraveci i mirë është për sallatë por shalqi nuk bëhet. Edhe kungulli i mirë është për byrek, por shalqi nuk bëhet. Qerimi ka dhe një avantazh tjetër, që ka dhe një shalqi tjetër më të madh me vete në Tiranë që është po me provë. Të diskutosh zgjedhjen mes kandidatëve tanë dhe të zorrësh qorre është të mos jesh në rregull. Bylisi edhe në kategorinë e 7 të tjetë, me Bylisin do jesh. Edhe Real Madridi të vijë këtu, me Bylisin do jesh sërish se je tifoz. Kur zgjedh se kush do të pastrojë më mirë do zgjedhësh ndryshe, nuk do mendosh për tifozllëk. Tani taksirat është, kush nuk do të më shohë, një shtypje butoni të shkojnë tek ekrani i zorrës qorre. Gjithë ditën të rrinë atje.

Advertisement