Politike
Rama: Boll me përralla dhe heronj, brezat nuk do na e falin
“Brezat nuk do na e falnin kurrë që të lejojmë, pa bërë të gjitha përpjekjet, që rajoni të kthehej pas, atje deri ku ka lënguar, tek konfliktet që kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha dhe kanë hapur vija të thella urrejtje mes vendeve” – Kështu deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama nga Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi pas takimit me homologun Dritan Abazi, një vizitë kjo, pjesë e turit ballkanik për informimin e krerëve të shteteve të Rajonit, lidhur me përgatitjet për Samitin e Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë gjatë muajit tetor
“E informova kryeministrin Abazoviç për procesin që tanimë është në proces në Komisionin Europian për një plan të ri financimi për rajonin dhe Procesit të Berlinit, ku duan ta shfrytëzojnë lidhur me planin dhe synimi duhet të jetë që të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit dhe të Gjermanisë në këtë process” – deklaroi Rama
Duke folur për situatën aktuale në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, rama deklaroi: Çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt, për ne është problem dhe në asnjë mënyrë nuk bëhemi pjesë, por jemi gati të bashkojmë forcat për të ndalur sherrin. Duam që njerëzit të kenë më shumë punë dhe të ardhura, e jo më shumë përralla dhe histori heroizmash e heronjsh