Politike
Rama e thotë troç në Prishtinë: Të këpusim kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Beogradin
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova duhet të ngrijë pa afat dialogun me Serbinë. Gjatë fjalës së tij nga mbledhja e dy kuvendeve në Prishtinë, Rama deklaroi se Prishtina normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin duhet ta vendosë përmes Bashkimit Europian.
“Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar ku c nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët e me jo dashamirësit tanë, se në këtë faze kaq vendimtare për të Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE.
Thënë ndryshe Kosova mund ti japë familjes europaine në një kohë të shkurtër provën e vullnetit dhe të përkatësisë së vet duke përmbushur kushtet e normalizimit me Serbinë jo për hir Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet, dhe për hir të të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve me kryeqytet Bruksel”, tha ai.