Connect with us

Politike

Rama: Fitojmë bindshëm, kundërshtarët i kemi jo të denjë!

Më 25 mars, ditë kur edhe do të mbahet mbledhja tjetër e kryesisë, Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Kështu bëjnë me dije burime për NTV.AL  nga mbledhja e kryesisë që u mbajt mëngjesin e sotëm në selinë rozë, e cila zgjati për rreth 1 orë dhe kishte në fokus të diskutimit kandidatët dhe procesin e ardhshëm zgjedhor.  Duke i konsideruar kundërshtarët si të padenjë, kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij pas përfundimit të mbledhjes, u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet vendore, ndërsa theksoi se politika e ‘gërr-gërrit’ është një politikë që duhet t’ja lëmë të shkuarës. Për kryeministrin Edi Rama, prioritet janë qytetarët dhe sfidat me të cilat duhet të përballemi me to.

Kryeministri Edi Rama tha se në fokus të qeverisë mbetet rritja e pagave. Sa i takon vendimit të apelit për PD-në, dhe akuzat që u pasuan nga Berisha për të, kreu i qeverisë e cilësoi si politikë ‘gërr-gërresh’ dhe se është e udhës të merren me tema që kanë rëndësi.

 

Advertisement